
“Park i qytetit te kazerma me hapësira rekreimi të veçanta për të gjithë, hapësira për zhvillimin e diciplinave sportive të lëna pas dore si atletikë, gjimnastikë, tenis, ping-pong, shah e të tjera, kopsht për fëmijë, hapësirë për akademi sportive për klubet e futbollit si Shkëndija, Renova e Teteksi, zonë e tifozëve me zyra dhe hapësira shoqëruese. Poashtu do të shqyrtohet mundësia e vendosjes së disa institucioneve publike në këtë hapësirë të re.
Lexo programin e plotë në: vullnetmurseli.com/programi
#pastër6 #meVullnet” – ka shkruar Vullnet Murseli, kandidat për kryetar komune të Tetovës nga radhët e ASH-së në profilin e tij në Facebook, përcjell Top24.



