LajmeMaqedoni

Tetovë: Prindërit e nxënësve në “Kirili dhe Metodi”, të frikësuar për sigurinë e fëmijëve

Me kthimin e nxënësve në shkollë, filluan kokëçarjet për prindërit e fëmijëve të cilët mësojnë në shkollën fillore “Kirili e Metodi” në Tetovë, shkruan Top24

Nuk është zgjidhur problemi i pikë kalimit, ku shpesh si pasojë e vozitjes së shpejtë pësojnë nxënësit.

Në oborrin e shkollës, takuam Sefedin Cekën. Ai ka tre mbesa dhe çdo ditë i dërgon dhe i merr nga shkolla, sepse vet nuk mund ta kalojnë rrugën për shkak të nuk kalojnë rrugën ku vozitjet janë tejet të shpejta.

“Edhe pse jam në moshë skam çbëj, patjetër vij marr njërin sjell tjetrin, sepse ajo rruga është me rrezik. U vendos semafor po shpesh nga tre muaj edhe nuk punon. Nuk respektojnë rregullin në hall jemi me këtë rrugë. Jemi me shpi në lagjen tjetër, por është lodhje për mua kjo, në shi në borë duhet me ardh. Edhe pse ndonjëherë punojnë semaforët, por kot, nuk i respektojnë. Të paktën policia të jetë në këtë rrugë sepse është në pyetje jeta e fëmijëve”, tha Sefedin Ceka, banor. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close