LajmeMaqedoniTopLajm

Tetova me 8 deputetë në kuvendin e ardhshëm të Maqedonisë

Tetova me rrethina do të përfaqësohet me 8 deputetë në Kuvendin e Maqedonisë.

Më së shumti deputet nga Tetova dhe rrethina ka BDI-ja gjithësej 3, Aleanca për Shqiptarët 2, dhe me nga 1 deputet nga Tetova do të përfaqësohet edhe Lëvizja Besa, PDSH dhe Alternativa, informon portali “tetova1”.

Në vazhdim ju prezantojm listën e deputetëve nga Tetova dhe rrethina.
Nga BDI-ja: Florim Besimi – Tetovë, Naser Nuredini-Kamjan (Komuna Bogovinë), Bajram Rexhepi -Sellcë

Nga ASH-ja: Adnan Neziri – Reçicë, Ilire Dauti-Strimnicë (Komuna Zhelinë)

Nga Lëvizja Besa: Bilall Kasami – Tetovë

Nga PDSH-ja: Menduh Thaçi-Tetovë

Nga Alternativa: Hysni Ismaili-Tetovë.

Burimi: Tetova1

Related Articles

Back to top button
Close
Close