
Tetë shtete anëtare të Bashkimit Evropian kanë kërkuar që zgjerimi të vazhdojë, por për dallim nga non-paper-i i Gjermanisë, Francës, Belgjikës, Luksemburgut dhe Holandës, ato janë për një dallim më të vogël mes anëtarëve të vjetër dhe të rinj, para së gjithash në prezantimin e rregullave të reja të pranimit dhe mekanizmave të kontrollit për anëtarët e rinj, transmeton Portalb.mk.
Me non-paper-in të cilin e nënshkruan Austria, Italia, Kroacia, Sllovenia, Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia dhe Greqia, kërkohet që masat mbrojtëse, rregullimet tranzicionale dhe mekanizmat për monitorim pas pranimit të anëtarëve të rinj të përdoren në mënyrë proporcionale, brenda një afati të caktuar kohor dhe të jenë lidhura me nevojat e identifikuara në mënyrë objektive.
Një nga kërkesat është edhe shmangia e pengesave të reja të panevojshme për vendet kandidate, gjegjësisht pika e synuar të mbetet e dukshme dhe stabile.
“Shtimi i vazhdueshëm i kërkesave të reja, parakushteve politike ose pengesave institucionale gjatë garës do t’i demotivonte kandidatët, do ta minonte kredibilitetin e perspektivës evropiane dhe do ta dobësonte ndikimin e vetë Unionit në fqinjësinë e tij”, thuhet në dokument.



