LajmeMaqedoniTopLajm

Kasami pret në takim ambasadorin britanik Matthew Lawson: Rruga drejt BE-së, e vetmja garanci për paqe dhe stabilitet në rajon

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur në një takim miqësor ambasadorin e Britanisë së Madhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Matthew Lawson.
Gjatë këtij takimi, dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar lart marrëdhëniet mes dy vendeve dhe kanë shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit bilateral në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.
Integrimi në BE dhe mbështetja britanike
Kreu i Tetovës ka shprehur mirënjohje të veçantë për rolin dhe ndihmën që Britania e Madhe po jep në proceset integruese të vendit.

Në komunën e Tetovës, në një takim miqësor mirëprita ambasadorin e Britanisë së Madhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Matthew Lawson me të cilin biseduam për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen në më shumë sfera.

Falënderova ambasadorin Matthew Lawson, për ndihmën dhe përkrahjen që po i jep vendit tonë në rrugën drejt integrimit në Bashkimin Evropian, si rruga e vetme për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Takime të këtilla janë dëshmi e rëndësisë së bashkëpunimit ndërkombëtar dhe e përkushtimit të përbashkët për zhvillim, prosperitet dhe integrim evropian.

Related Articles

Back to top button
Close
Close