
Anglia i mbylli përgatitjet për Botërorin e këtij viti me një fitore bindëse ndaj Kosta Rikës. Skuadra e Tuchel, arriti të fitojë ndeshjen e zhvilluar në Orlando me rezultatin 3-0, një sfidë kjo që u shty me 1 orë për shkak të stuhisë me rrufe.
Moti ishte në fakt i vetmi faktor që shqetësoi anglezët që regjistruar fitoren e dytë pas asaj me Zelandën e Re të shtunën e kaluar të luajtur në Tampa, po në Florida.
Në ndeshjen me neozelandezët, kapiteni Harry Kane shënoi golin e tij të 73 me kombëtaren angleze, ndërsa ndaj Kosta Rikës ishte zv/kapiteni Declan Rice ai që iu dha avantazhin Tre Luanëve në minutën e 9.
Dyfishimi i rezultatit kishte firmën e Gordon që shënoi në minutën e 23 me penallti, ndërsa pak para fundit të pjesës së parë, në minutën e 42, Anglia shënoi edhe golin e tretë me Ollie ëatkins. Pas kësaj ndeshjeje Anglia spostohet në Kansas City në bazën e saj dhe do të nisë debutimin në Botëror në 17 qershor me sfidën me Kroacinë. Në 23 qershor do të luajë me Ganën dhe në 27 qershor me Panamanë.



