
Ministrja në detyrë e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka njoftuar se ka marrë vendim për rregulla të reja gjatëorganizimit të festivaleve dhe koncerteve, me qëllim që të mbrohet mjedisi.
Ministrja Pacolliu bëri të ditur se është marrë vendim i prerë që çdo organizator të jetë i obliguar të sigurojë menaxhimin e mbeturinave, pastrimin e plotë të hapësirave, respektimin e kufijve të zhurmës, si dhe mbrojtjen e ajrit, ujit dhe natyrë.
“Për aktivitetet me ndikim më të madh, komunat do të mund të kërkojnë edhe garanci financiare për rehabilitimin e hapësirës. Ky vendim shënon një standard të ri të përgjegjësisë mjedisore në Kosovë. Zhvillimi i jetës kulturore dhe argëtuese duhet të ecë krah për krah me mbrojtjen e mjedisit” thotë ajo.
Ky është njoftimi i plotë i saj:
Mbrojtja e mjedisit është standard që duhet respektuar nga secili organizator i ngjarjeve publike!
Kemi nxjerrë vendim që vendos rregulla të qarta dhe masa të detyrueshme për organizimin e festivaleve, koncerteve dhe çdo aktiviteti tjetër publik, me qëllim mbrojtjen e mjedisit. Nga tani, çdo organizator do të jetë i obliguar të sigurojë menaxhim të duhur të mbeturinave, pastrim të plotë të hapësirave, respektim të kufijve të zhurmës, mbrojtje të ajrit, ujit dhe natyrës.
Për aktivitetet me ndikim më të madh, komunat do të mund të kërkojnë edhe garanci financiare për rehabilitimin e hapësirës. Ky vendim shënon një standard të ri të përgjegjësisë mjedisore në Kosovë. Zhvillimi i jetës kulturore dhe argëtuese duhet të ecë krah për krah me mbrojtjen e mjedisit.
Do të jemi të pakompromis në zbatimin e këtyre masave, sepse një mjedis i pastër është përgjegjësi e përbashkët dhe detyrim ndaj brezave që vijnë.



