LajmeMaqedoni

Tearcë u mbajtë sesioni i III i forumit në kuadër të projektit “Fuqizimi i këshillave komunal-Faza 2”

Në komunën e Tearcës ka përfunduar punimet sesioni i tretë i forumit në kuadër të projektit “Fuqizimi i këshillave komunal-Faza 2” i cili financohet nga Qeveria Zvicerane dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, dhe bashkëfinancohet dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me partnerët nacional dhe lokal, shkruan Top24

Me 31.01.2025 me fillim në ora 12:30 u mbajtë sesioni i III i forumit në kuadër të projektit”Fuqizimi i këshillave komunal-Faza 2″.
Pas miratimit të proçesverbalit të sesionit të II të forumit dhe prezantimit të kritereve për zgjedhjen e projekteve,më pas filloi prezantimi i porpozim projekteve në bazë të koncepteve që u miratuan në sesionin e II të forumit. Gjatë sesionit të III u bë prezantimi i projekteve nga ana e grupeve punuese.
Forumi i projektit është në kuadër të Programit “Forcimi i Këshillave Komunal-Faza 2” i cili financohet nga Qeveria Zvicerane dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, dhe bashkëfinancohet dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me partnerët nacional dhe lokal.
Qëllimi i forumit është rritja e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në nivel lokal.Forumi është mjet për pjesëmarrjen e qytetarëve në përgatitjen dhe përzgjedhjen e projekteve që dë të implementohen në Komunën e Tearcës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close