MaqedoniTopLajm

Te hënën shkurtohet orari i punës në Maqedoni

Orari i punës i të gjitha subjekteve ekonomike të jetë deri në orën 23.00, të kufizohet deri në 50 përqind numri i personave në transportin publik si dhe ndalimi i tërësisht i çdo lloj ngjarje. Këto janë disa nga propozimet të cilat në varësi prej situatës, të hënën Komisioni për Sëmundje Infektive i Republikës së Maqedonisë së Veriut, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, pritet t’ia dorëzojnë Qeverisë për miratim, njofton Insajderi.

Ministri i Shëndetësisë së RMV-së, Venko Filipçe, tha se këto masa, bashkë me pakon e masave që u propozua kohë më parë, të cilët tani janë në procedurë kuvendore dhe pritet të miratohen javën e ardhshme, janë të mjaftueshëm për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, që fatkeqësisht periudhën e fundit është duke shënuar shifra rekorde në këtë vend.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme janë bërë dy mijë e 306 testime, ndërsa janë regjsitruar 438 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Related Articles

Back to top button
Close
Close