RajonTopLajm

Të gjitha spitalet më të mëdha në Zagreb po bëhen qendra kovidi, po përgatitet edhe Arena

Për shkak të numrit të madh të infeksioneve të reja me koronavirus në Kroaci, Zagrebi vendosi regjim të ri spitalor, sipas të cilit shumë spitale në kryeqytet bëhen qendra Kovidi, informuan mediat kroate.

Rritja e e kapaciteteve për mjekim të pacientëve me Kovid-19 duhet plotësisht të realizohet deri të hënën. Është dakorduar edhe dispeçer në Ndihmën Urgjente në Zagreb i cili 24 orë do t’i ndjekë vendet e lira në spitale.

Është dakorduar që spitalet të denoncojnë situatën në orën 8, 14, 19  dhe 24.

Ministri kroat i Shëndetësisë, Villi Berosh në mbledhjen e sotme të qeverisë foli për situatën aktuale epidemiologjike në shtet.

Ai tha se përgatitet hapja e Arenës së Zagrebit për të sëmurë nga Kovid-19.

“Vazhdon trendi i 75 për qind të pavaksinuarve te të infektuarit, të hospitalizuarve dhe të vdekurve. Sistemi shëndetësor përgatitet për rimëkëmbje të reja. Me vaksina në dispozicion dhe rregulla të qarta mund të shmangen shumë hospitalizime. Më shumë se 80 për qind e mjekëve janë vaksinuar, i cili do të na shëronte po të mos jenë të vaksinuar? Ta ndjekim shembullin e tyre”, tha Berosh.

“Dalja nga epidemia është e pashmangshme dhe panevojshëm prolongohet. Porosia e shkencës është e qartë – duhet të përshpejtojmë daljen nga epidemia përmes vaksinimit”, theksoi ai.

Komuna e Zagrebit dje i mobilizoi klinikat për Kovid-19 si vende plotësuese ku qytetarët mund të testohen.

Çdo i dyti i testuar qytetar në Zagreb ishte pozitiv, informon Indeks.

Sot në Kroaci janë regjistruar 4.154 të sapoinfktuar, përderisa dje – 4571, 1.207 të hospitalizuar prej të cilëve 153 në respiratorë dhe 26 të vdekur. 

Related Articles

Back to top button
Close
Close