MaqedoniTopLajm

Akuza dhe debat i nxehtë në ClickPlus! Kush do të fitojë në Kumanovë, Dimitrievski dhe Ilevski?

A e keni dërguar ju këtë dokument?… z. Lubisha a mund të bisedojmë. Tani do ju tregoj unë juve. Debati është i hapur, kryqëzoni argumentet dhe bisedoni lirshëm.

Debat i nxehtë, akuza dhe përplasje të ndërsjella mes kandidatit të pavarur, njëherit kryetar aktuali i Kumanovës, Maksim Dimitrievski dhe kandidatit nga radhët e LSDM, Oliver Ilievski.

M.D: Këtë e keni dërguar në Shkup, me kërkesë deri te Komisioni rregullatorë ku kërkoni që të rritet çmimi i ujit dyfish për kumanovarët. Turp, për shkak se ne jemi dyfish më të pasur se të tjerët që të paguajmë ujë më të shtrenjtë.
O.I: 6,4 denarë për metër në kub ishte çmimi i ujit në SHA Ekonomia e ujërave që ia shiste SHA Kumanovës. Tani është 3,2 denarë në periudhën e njëjtë kur ne e kemi ulur nga 6,4 denarë në 3,2 denarë për metër në kub.
M.D: Nuk e keni ulur ju çmimin!
O.I: Ne e kemi ulur.

Debati më i nxehtë ishte rreth çmimit të ujit, por Dimitrievski insistonte që Ilievski të përgjigjet kush po nxjerr rërë në lumin Pcinja, pas çka nuk mori përgjigje konkrete. Argumentet u kryqëzuan edhe rreth projekteve. Ilievski i tha Dimitrievskit se pjesën më të madhe të projekteve i ka realizuar me para të pushtetit qendror, ndërsa Dimitrievski akuzoi se pushteti qendror i ka bërë obstruksione.

Related Articles

Back to top button
Close
Close