LajmeMaqedoniTopLajm

Po mbytej në Vardar, dëshmitari dhe mjekët i shpëtojnë jetën 83-vjeçarit

Një i moshuar 83-vjeçar është nxjerrë ditën e djeshme nga lumi Vardar, në zonën e Karposhit në Shkup, teksa po mbytej. Falë ndërhyrjes së shpejtë të një dëshmitari okular dhe shërbimeve mjekësore, ai ka shpëtuar dhe është dërguar menjëherë në spital.

​Sipas njoftimit të policisë, më datë 12.06.2026 në orën 07:40, në SPB Shkup është denoncuar se rreth orës 07:00 nga lumi Vardar është nxjerrë një person i gjinisë mashkullore që po mbytej.

​Bëhet me dije se bëhet fjalë për shtetasin me iniciale D.I. (83) nga Shkupi, i cili, sipas informacioneve të para, kishte probleme shëndetësore.

​Pasi i është dhënë ndihma e parë në vendngjarje nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore – Shkup, ai është transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” në Shkup, ku do t’i nënshtrohet trajtimit të mëtejshëm mjekësor.
​Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi i inspektimit të SPB Shkup.

Related Articles

Back to top button
Close
Close