
Llogaritja verore e kohës përfundon të dielën, më 26 tetor të vitit 2025, ndërsa fillon llogaritja dimërore.
Natën, të shtunën drejt të dielës, më 25 dhe 26 tetor, në orën 03:00 pas mesnate, akrepat e orës do të zhvendosen një orë prapa, përkatësisht ora në orën 03:00 do të llogaritet si 02:00.
Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale i kujton qytetarët se, në përputhje me Vendimin për ditën dhe momentin e vendosjes dhe ditën dhe momentin e mbarimit të kohës së llogaritjes së orës në vitin 2025, të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut më 28 mars 2025 dhe të publikuar në “Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 68, koha e llogaritjes verore të orës do të përfundojë të dielën, më 26 tetor 2025.



