LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari:Mbledhja e mendjeve më të ndritura të kombit për t’i dhënë një alfabet gjuhës, ndër më të vjetrat në kontinent, flet më së miri për rëndësinë e këtij Kongres

Kryetari U:D i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi në profilin e tij në FB ka shkruar për rëndësinë e kongresit të Alfabetit të gjuhës shqipe 114 vjet më parë në Manastir, shkruan Top24

“Mbledhja e mendjeve më të ndritura të kombit për t’i dhënë një alfabet gjuhës, ndër më të vjetrat në kontinent, flet më së miri për rëndësinë e këtij Kongresi.
Kjo datë, për ne dhe brezat që pasojnë, paraqet një barrë me shumë përgjegjësi që na ka lënë mbi supe historia.
Alfabeti, gjuha shqipe dhe Manastiri duhet të trokasin në ndërgjegjen e secilit prej nesh, sa herë shkruajmë, flasim e veprojmë.” shkruan Taravari
Ai më tej shtonse, “Ruajtja me fanatizëm e kësaj vlere historike që formësoi identitetin tonë kulturor e gjuhësor është amanet i rilindasve, ndërsa nëpërkëmbja dhe neglizhenca e këtij amaneti duhet të na turpërojë e vetëdijësojë. Të gjithë bashkëkombësve, Urime Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe!”, përcjellë Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close