
Ministri i shëndetësisë, Arben Taravari përmes një postimi ka uruar ditën ndërkombëtare të demokracisë duke theksuar se sot është dita e istemit më të avansuar politik të zhvillimit njerëzor dhe indikatorit të mbizotërimit të vullnetit të qytetarëve!, shkruan Top24
Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, sistemit më të avansuar politik të zhvillimit njerëzor dhe indikatorit të mbizotërimit të vullnetit të qytetarëve!
Dita e Demokracisë sot na gjen në frymën e ideologjisë së lirë qytetare, mekanizëm që promovon Kodin qytetrues dhe vlerat e mirëfillta të çdonjërit nga ne! Kujtojmë që demokracia nënkupton edhe përgjegjësi qytetare dhe morale në kuptim të mosdevijimit të vullnetit të çdo qytetari, që portretizon efikasitetin e plotfuqishëm në përmbushjen e platformës që e definon atë!
Mbi gjitha demokracia deshmohet në mirëmbajtjen e racionalitetit të qeverisjes, gjithmonë në të mirë të shoqërisë. Nga këtu, detyrim i joni mbetet vendosshmëria e palëkundur në mbrojtje të vlerave demokratike dhe proceseve integruese te vendit, si udhërrëfyes më i denjë i mirëqenies qytetare!
Urime Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, të gjithë ju që i besuat ndryshimit në drejtim të lirisë ideologjike dhe vlerave të saj!
Qofshin vlerat demokratike udhërrëfyesi i qeverisjes së shtetit gjithmonë!



