LajmeRajon

Në nder të viktimave të Srebrenicës, Qeveria e Kosovës ndriçon ndërtesën me mesazh përkujtimor

Qeveria e Republikës së Kosovës ka ndriçuar mbrëmë ndërtesën e saj me një projeksion përkujtimor në nder të 31-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë.

Në fasadën e objektit është shfaqur mesazhi “Remembering Srebrenica”, si shenjë kujtese dhe solidariteti me viktimat e një prej krimeve më të rënda të kryera në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.

Më 11 korrik 1995, në Srebrenicë u vranë mbi 8 mijë burra dhe djem boshnjakë. Përvjetori i këtij gjenocidi shënohet çdo vit për të nderuar viktimat dhe për të rikujtuar rëndësinë e drejtësisë, kujtesës dhe parandalimit të krimeve të tilla në të ardhmen.

Related Articles

Back to top button
Close
Close