LajmeMaqedoni

Për rreth 27% janë ulur lejet e ndërtimit në muajin maj

Në muajin maj të vitit 2026 janë lëshuar 340 leje ndërtimi, që paraqet një ulje prej 27.5% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Sipas lejeve të lëshuara për ndërtim, vlera e parashikuar e objekteve arrin në 6 miliardë e 669 milionë e 367 mijë denarë, që është 15.2% më pak në krahasim me të njëjtin muaj të vitit paraprak.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të lëshuara për ndërtim:

  • 229 leje (67.3%) janë për objekte të ndërtimit të lartë,
  • 22 leje (6.5%) për objekte të infrastrukturës dhe ndërtimit të ulët,
  • 89 leje (26.2%) për objekte që kanë të bëjnë me rikonstruksion.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, nga gjithsej 340 objekte, në 214 raste (62.9%) si investitorë paraqiten persona fizikë, ndërsa në 126 objekte (37.1%) investitorë janë subjekte afariste.

Në muajin maj është parashikuar ndërtimi i 840 banesave, me sipërfaqe të përgjithshme të shfrytëzueshme prej 71.561 metrash katrorë.

Në Rajonin e Pollogut janë lëshuar gjithsej 62 leje ndërtimi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close