
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar Dimal Bashën për marrjen e detyrës si Kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Duke uruar z. Dimal Basha për marrjen e pozitës së Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, uroj sidomos që ky të jetë një ogur i mirë që vendi të dalë nga ngërçi i gjatë politik. Kosova është një shtet që na rri në zemër e në mendje të gjithëve”, ka shkruar Taravari.
Ai shtoi se beson që Kosova do të ecë përpara me stabilitet institucional dhe konsensus politik.



