LajmeMaqedoniTopLajm

Bujar Osmani kujton momentin kur vendosi portretin e Nënës Terezë në kabinetin e tij si MPJ

Kandidati për kryetar të Çairit, Bujar Osmani sot kur po shënohen 115 vjet nga lindja e Nënës Terezë ka kujtuar momentin kur ka vendosur portretin e Nënës Terezë në kabinetin e tij teksa ka qenë ministër i Punëve të Jashtme, njofton Top24

“Portreti i Nënës Terezë e zbukuronte kabinetin tim kur isha ministër i Jashtëm. Në jetën time si mjek, e sidomos në rrugëtimin tim si politikan, vlerat e Nënës Terezë kanë qenë gjithmonë udhërrëfyesi im. Dhimbja e njeriut si prioritet, thjeshtësia si forcë dhe shërbimi ndaj të tjerëve si nderi më i lartë.
Sot mbushen 115 vjet nga lindja e Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë. Ajo ishte zëri i të pa dëgjuarve dhe forca e të pafuqishmëve. Nëna Terezë ishte udhërrëfyesi drejt mirësisë dhe sakrificës, pikërisht atëherë kur njerëzimi po largohej nga ato vlera.
Shpesh, në çaste të vendimeve të vështira, shikimi im ndalej te portreti i saj. Dhe gjithmonë më kujtonte se politika nuk është për lavdi personale, por për të mirën e përgjithshme. Se pushteti nuk është qëllim, por mbi të gjitha përgjegjësi. Dhe se asgjë nuk ka vlerë nëse nuk bëhet me dashuri për njerëzit.
Le të na kujtojë fryma e saj çdo ditë se kemi detyrë të jemi më të mirë – ndaj vetes, ndaj tjetrit, ndaj atdheut”, shkruan Osmani.

 

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close