
Kryetari i Komunës së Likovës, Erkan Arifi, njoftoi se sot është mbajtur mbledhja e 55-të e Këshillit Komunal të Likovës, njofton Top24
Në këtë mbledhje, sipas tij, në bazë të rendit të ditës janë sjellë disa vendime të rëndësishme që lidhen drejtpërdrejt me interesat e banorëve të komunës.
Arifi theksoi se vendimet e miratuara do të kenë ndikim në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe zhvillimin e përgjithshëm të komunës.



