
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari përmes një postimi në profilin e tij ka uruar 581 vjetorin e Besëlidhjes së Lezhës, duke e quajtur këtë “Lidhja Shqiptare e Lezhës”, shkruan Top24
Besëlidhja e Lezhës e 2 marsit të vitit 1444
Besëlidhja e Lezhës, e njohur edhe si “Lidhja Shqiptare e Lezhës”, ka të bëjë me Kuvendin e Princërve Shqiptarë të viteve 1444, të cilët me nismën e Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, i cili një vit më parë ishte kthyer në Krujë me qëllim që të bashkonte forcat e principatave shqiptare për kundërvënie Perandorisë Osmane.
Mbi parimet e Lidhjes së Lezhës, katër shekuj më vonë ishte themeluar edhe Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe Besëlidhje të tjera autentike kombëtare, të cilat bazoheshin në kodeksin shqiptar të organizimit për mbijetesë në kushte dhe rrethana të caktuara të historisë.



