
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari për TV Sitell ka sqaruar detaje të reja rreth epidemisë së shpallur në komunën e Gostivarit duke zbardhur detaje të reja se në Gostivar kishte pacient që nuk shfrytëzojnë ujë nga rrjeti i ujësjellësit në Gostivar por që kishin këto simptome, shkruan Top24
Taravari më tej shton se në shumë raste pacientëve u është kërkuar të bëjnë analiza të koprokulturës pasi këto simptome ishin më shumë virusale se sa bakteriale dhe për këtë arsye në një pyetje të drejtuar mjekëve nëse të gjithë pacientët kishin probleme gastrointestinale nga shtabi i krizës thanë se jo nuk janë të gjithë.
Ai më tej sqaroi se pjesa më e madhe e pacientëve kanë marrë vetëm terapi simptomatike hidratuese dhe nuk janë paraqitur për herë të dytë.Top24



