LajmeMaqedoniTopLajm

Zekolli Shaqiri: Përuron rrugën e re në Bogovinë, investime në vlerë prej 2,3 milionë euro për 12 projekte, 9 nga thirrja e parë dhe 3 nga thirrja e dytë (VIDEO)

Zëvendësministreja e Transportit dhe Lidhjeve, Kaltrina Zekolli Shaqiri e shoqëruar nga ministri për Marëdhënie ndërmjet Bashkësive Agon Ferati dhe zëvensëministrat Admir Shabani dhe Albrim Hoxha së bashku me kryetarin e komunës së Bogovinës, Feti Abazi kanë përuruar rrugën e re në Prekovec, të komunës së Bogovinës, shkruan Top24

Zekolli theksoi se ky investim a gjatësi prej 845 metrash dhe gjerësi 5,5 metra, me vlerë prej mbi 12 milionë denarësh.

“Sot, së bashku me kryetarin e Komunës së Bogovinës, Feti Abazi, dhe zyrtarë të tjerë qeveritarë, përuruam rrugën në Prekovec, një projekt i realizuar përmes thirrjes së dytë të Qeverisë.
Rruga ka gjatësi prej 845 metrash dhe gjerësi 5,5 metra, me vlerë prej mbi 12 milionë denarësh.
Përmes dy thirrjeve të Qeverisë, për Komunën e Bogovinës janë siguruar gjithsej 2,3 milionë euro për 12 projekte, 9 nga thirrja e parë dhe 3 nga thirrja e dytë.
Edhe ky projekt është një hap më tej drejt një Bogovine me infrastrukturë më të mirë dhe më shumë mundësi për banorët e saj.”

Related Articles

Back to top button
Close
Close