
Sara Hoxha ka ndarë një moment të veçantë me vajzën e saj, Poi, duke e ndarë atë me ndjekësit e saj në Instastory.
Në videon e postuar, Sara tregon se vajza e saj kishte planifikuar të kthehej një ditë më parë, por duket se ka arritur ta bindë të ëmën për të qëndruar edhe një ditë më shumë me familjen e babait të saj.
Ledri gjithashtu ka ndarë disa momente nga këto ditë të veçanta, ku vajza e tij shihet duke u argëtuar në pishinë me të atin dhe të afërmit e tij.
Pak ditë më parë, ata ishin në Ulqin, ndërsa tani duket se janë kthyer në shtëpinë e Ledrit, ku po vazhdojnë të shijojnë ditët e pushimit.
Me sa duket, Sara do të duhet të presë pak më shumë për të pasur Poin pranë, pasi vogëlushja po kalon momente të paharrueshme me babain dhe familjen e tij.




