MaqedoniTopLajm

Taravari donacion në Repartin Infektiv në Spitalin “Ferid Murad”

Kryetari komunës së Gostivarit përmes një statusi në facebook ka potencuar dorzimin e donacionit në spitalin e përgjithshëm të Gostivarit.

“Sot dorëzuam donacion në Repartin Infektiv në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit “Ferid Murad”, prej ku realizuam një donacion me vlerë 30.000 denarë në mjete dezinfektuese dhe afërsisht 2000 maska.

Kjo është një kohë kur të gjithë duhet të ndihmojnë aq sa munden. Komuna e Gostivarit, tashmë ka dhuruar pajisje për nevojat e spitalit dhe sot dhuruam pajisje higjienike dhe maska për personelin shëndetësorë. Shpresoj që sa më pak të kenë nevojë për ta.

Që nga fillimi i krizës së koronavirusit, kemi dhuruar mjete që përfunduan edhe duke ndihmuar familjet e rrezikuara ose institucionet të tjera në nivel lokal së bashku me kompani të qytetit, të cilëve u jam shumë mirënjohës.
Ky është një akt kryesor i përgjegjësisë sociale në këto kohë të vështira”.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close