BotaLajmeTeknologjiTopLajm

Turqia në dhjetor lançon satelitin Türksat 5A

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Adil Karaismailoğlu tha se Turqia në dhjetor do të lançojë satelitin Türksat 5A ndërsa atë 5B në pjesën e parë të vitit 2021.

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë, Adil Karaismailoğlu tha se vendi i tij në dhjetor do të lançojë satelitin Türksat 5A ndërsa atë 5B në pjesën e parë të vitit 2021, raporton Anadolu Agency (AA).

Karaismailoğlu informoi në komisionin parlamentar për planifikim dhe buxhet ku diskutohet buxheti i ministrisë dhe institucioneve përkatëse për vitin 2021, rreth investimeve të bëra dhe të cilat planifikohen.

Duke folur në lidhje me punimet rreth sektorit të komunikimeve, ministri tha se madhësia e sektorit në vend është rritur me 14 për qind në krahasim me një vit më parë duke arritur në rreth 152.7 miliardë lira (rreth 16.7 miliardë euro).

“Me anë të Projektit të Rrjetit të Komunikimit 5G vendor dhe kombëtar synojmë të eliminojmë varësinë tonë të jashtme në infrastrukturën e komunikimeve elektronike”, tha Karaismailoğlu në lidhje me infrastrukturën 5G të vendit.

Ai shpjegoi se aktivitetet e tyre në fushën e komunikimit po vazhdojnë edhe në hapësirë. “Në dhjetor do të lançojmë satelitin Türksat 5A ndërsa 5B në pjesën e parë të vitit 2021”, u shpreh ministri turk.

Ndërsa në lidhje me satelitin vendor të komunikimit Türksat 6A, të cilën e përshkroi si një nga projektet më të mëdha të hulumtimit dhe zhvillimit të Turqisë, tha se do të fillojë të shërbejë në vitin 2022.

Karaismailoğlu informoi edhe rreth linjës hekurudhore urbane, duke treguar se si qeveri deri më tani kanë ofruar për shërbimin e popullit gjithsej 312.2 kilometra linjë.

“Vendi ynë u rendit i 10-ti në botë në vitin 2018 dhe 2019 në numrin e përgjithshëm të pasagjerëve në aeroportet botërore dhe evropiane. Ndërsa në mesin e vendeve evropiane në vitin 2019 u rendit i 5-ti”, njoftoi Karaismailoğlu në lidhje me sektorin e aviacionit.

Ai tha se që nga viti 2003 e deri më tani kanë rritur ndjeshëm rrjetin e fluturimeve.

Related Articles

Back to top button
Close
Close