
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari gjatë një pres konference ka theksuar se Aleanca për Shqiptarët është e vendosur për të mbështetur ndryshimet kushtetuese pa kushtëzime dhe do të mundohemi të heqim edhe përdorimin e 20% dhe futjen e gjuhës shqipe në kushtetute, shkruan Top24
Lidhur me takimin mes Mickovskit dhe kryeministrit Kovaçevski, sepse këmbimet mes dy partive maqedonase me oferta dhe kundër oferta pa dyshim prekin edhe shqiptarët. Dua të përçoj tre mesazhe, e para edhe pse kushtet e tyre janë konfuze dhe jashtë realitetit ne përshëndesim gatishmërinë ere të VMRO-DPMNE-së për të votuar ndryshimet kushtetuese, ashtu siç e dimë korniza jonë e re e mbështetur nga 27 vende anëtare të BE-së kushtëzon në mënyrë eksplicite hapjen e negociatave me ndryshimet kushtetuese, pra së pari ndryshimet kushtetuese dhe më pas hapja e negociatave, andaj vlerësojmë se kushti i opozitës maqedonase për ndryshime kushtetuese suspsnzive është thjeshtë e parealizueshme sepse ai bie ndesh me kornizën negociuese të BE-së. Ndryshimet kushtetuese duhet të hynë në fuqi para mbajtjes së konferencës së dytë ndërqeveritare,
tha Taravari poërcjellë Top24



