LajmeMaqedoniTopLajm

Taravari: Akuzat ndaj ambasadorit Meidani janë nga qendra të caktuara me porosi apo pa porosi!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në press konferencën e sotme pas përfundimit të mbledhjes së kuvendit të gjashtë të ASH-së ka folur për akuzat ndaj ambasadorit Denion Meidani. Taravari theksoi se ambasadori Meidani është një nga ambasadorët më të mirë dhe më aktiv që ka pasur ndonjëher Shqipëria apo Kosova në historinë e Maqedonisë, shkruan Top24

“Ambasadori Denion Meidani është një nga ambasadorët më aktiv të Shqipërisë apo Kosovës që ka pasur në historinë e Maqedonisë. Unë e kam thënë çdo herë se duhet përshëndetur puna e ambasadorit e jo të kritikohet. Mua më vjen keq që qendra të caktuara me porosi apo pa porosi janë duke bërë punë jo të mirë. Në vend që të kritokohen ministra të caktuar apo qarqe të caktuara në shtet që e dëmtojnë pozicionin e shqiptarëve ne meremi me një ambasador që tenton të ndihmoj çështjen e shqiptarëve të Maqedonisë” tha Taravari.

Related Articles

Back to top button
Close
Close