
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi nëpërmes një statusi në rrjetet sociale ka thënë se Bashkimi Demokratik për Integrim është akademi politike që i jep mundësinë çdo të riu e të reje të shpalos potencialin që ka.
Duke shpërndarë fotografitë ngfa tubimi që kreu i integristëve Ahmeti kishte mbrëmë në Tetovë me anëtarët e Forumit Rinorë Grubi ka përgëzuar rininë e Tetovës për inicimin e një procesi demokratik zgjedhor, i cili duke e parë përkushtimin dhe interesimin e treguar jam i bindur se do të përfundojë me sukses të plotë, raporton indeks.mk.
Veç tjerash, Grubi ka bërë thirrje tek të gjithë të rinjtë që ata, t’ju bashkangjiten strukturave tona, vend meritor ka për të gjithë.
“Bashkimi Demokratik për Integrim është akademi politike që i jep mundësinë çdo të riu e të reje të shpalos potencialin që ka, të vendosë kreativitetin ideor në shërbim të së mirës së përgjithshme. Përgëzoj rininë dhe degën e Bashkimit Demokratik për Integrim në Tetovë për inicimin e një procesi demokratik zgjedhor, i cili duke e parë përkushtimin dhe interesimin e treguar jam i bindur se do të përfundojë me sukses të plotë. Bëj thirrje deri te të gjithë të rinjtë t’ju bashkangjiten strukturave tona, vend meritor ka për të gjithë. Rini e dashur, koha është e juaja, shfrytëzojeni atë për të kontribuar me atë energji pozitive për përparimin tuaj individual dhe të vendlindjes suaj që ka nevojë të jashtëzakonshme për atë energji e sinqeritet veprimi. Mbështetjen e Ali Ahmetit dhe secilit nga ne në Bashkimin Demokratik për Integrim do e keni gjithmonë”, ka shkruar Grubi.



