
Trajneri i Francës, Didier Deschamps, ka vendosur t’ia kalojë presionin Spanjës përpara përballjes së shumëpritur në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.
Në konferencën para ndeshjes, tekniku francez vlerësoi lart kampionët në fuqi të Evropës, duke i cilësuar si favoritët e vërtetë të turneut.
“Ne e njohim mirë Spanjën. Ata janë kampionët në fuqi të Evropës. Jemi përballur gjithashtu me ta në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve verën e kaluar. Ata na konsideronin favoritë para Kupës së Botës, por Spanja është favoritja e vërtetë”, deklaroi Deschamps.
Trajneri i “Les Bleus” theksoi se arritjet e fundit të Spanjës sjellin edhe më shumë presion mbi skuadrën iberike.
“Kjo u vendos më shumë presion për shkak të gjithçkaje që kanë arritur, edhe pse humbën finalen e Ligës së Kombeve ndaj Portugalisë. Ata janë një ekip shumë i mirë me shumë pika të forta”, tha Deschamps për Movistar TV.
Sipas tij, niveli në këtë fazë të Botërorit është maksimal dhe nuk ka më hapësirë për gabime.
“Është gjysmëfinalja e parë e Kupës së Botës dhe niveli është tashmë jashtëzakonisht i lartë”, përfundoi trajneri francez, i cili ka mbajtur të njëjtin qëndrim për Spanjën që prej fillimit të kompeticionit.



