
Manchester United është duke avancuar në negociatat për transferimin e mesfushorit belg Youri Tielemans nga Aston Villa.
“Djajtë e Kuq” pritet të paguajnë rreth 42 milionë euro, pasi në kontratën e lojtarit ekziston një klauzolë lirimi që klubi nga “Old Trafford” është gati ta aktivizojë.
Sipas raportimeve të Sky Sports, bisedimet kanë marrë ritëm pas eliminimit të Belgjikës nga Kupa e Botës, ndërsa marrëveshja mes palëve është afër finalizimit.
Në anën tjetër, sipas Fabrizio Romanos, lojtari do t’i kryej testet mjekësore brenda 24 orëve.
Tielemans, 29-vjeçar, iu bashkua Aston Villas në vitin 2023 si lojtar i lirë pas largimit nga Leicester City. Që atëherë, ai ka zhvilluar 134 paraqitje për klubin nga Birminghami dhe ka shënuar 10 gola.
Mesfushori belg ka qenë një nga lojtarët kryesorë në sukseset e fundit të Aston Villas. Me trajnerin Unai Emery, Villa ka siguruar dy herë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve dhe sezonin e kaluar triumfoi në Ligën e Evropës, ku Tielemans shënoi golin e parë në finalen ndaj Freiburgut.
Para aventurës te Aston Villa, Tielemans kishte fituar FA Cup dhe Community Shield me Leicester Cityn.
Manchester United po kërkon të përforcojë mesfushën dhe Tielemans shihet si një opsion me përvojë në Ligën Premier. Klubi anglez tashmë ka transferuar Andrey Santos nga Chelsea për rreth 58 milionë euro, ndërsa marrëveshja për mesfushorin e Atalantas, Ederson, duket se është ndalur për momentin



