Superkupa e Evropës, kështu pritet të luajnë Bayern dhe Sevilla sonte

Superkupa e Evropës, Bayern Munich-Sevilla luhet sonte.
Në Budapest, ku do të luhet kjo finale do të jenë present 30% i kapacitetit të stadiumit me shikues, për ndeshjen në mes fituesve të Champions dhe Europa League.
Akti i parë i sezonit të ri të garave të UEFA-s, fillon me Superkupën sonte në Budapest, në orën 21:00. Të dy klubet janë në kërkim të një trofeu të çmuar, me bavarezët që e fituan herën e fundit më 2013, dhe spanjollët më 2006.
Ata do ta luajnë në praninë e pak më shumë se 20,000 spektatorëve pasi UEFA ka dhënë dritën jeshile për të mbushur rreth 30% të kapacitetit të stadium Puskas Arena.
Flick, i cili filloi shkëlqyeshëm (8-0 në Schalke 04 në xhiron e parë të Bundesliga) pas triumfit të trefishtë sezonit të kaluar, do të luaj sonte me sistemin 4-2-3-1 dhe me debutuesin Leroy Sané.
Nuk do të jetë më në mesfushë Thiago Alcantara, i cili u transferua në Liverpool, por aty janë dyshja Kimmich-Goretzka. Bombarduesi Lewandowski do të shtrëngojë dhëmbët edhe sonte.
Lopetegui, i cili mundi Interin në Europa League, do të bëjë debutimin e tij në sezonin e ri me një system ofanziv 4-3-3 të vendosur tashmë.
Formacionet zyrtare:
BAYERN (4-2-3-1): Neuer, Pavard, Süle, Boateng, Davies, Kimmich, Goretzka, Gnabry, Müller, Sané dhe Lewandowski.
SEVILLA (4-3-3): Bounou, Jesus Navas, Koundé, Diego Carlos, Escudero, Rakitic, Fernando, Jordán, Ocampos, L. De Jong, dhe Suso.