LajmeSport

Super jo vetëm në fushë, Bologna paguan trajnerin edhe pas vdekjes

Bologna po zhvillon një super sezon. Thiago Motta ka formuar një grup fantastik, që lufton, luan bukur dhe po i bën tifozët të ëndërrojnë.

7 herë kampionët e Italisë ndajnë vendin e katërt me Atalantën (-1), ndërkohë që janë kualifikuar edhe në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë (kundër Fiorentinës).

Ndërkohë, klubi ka bërë një veprim shumë të bukur në lidhje me Sinisa Mihajlovic, i cili ndërroi jetë në 16 dhjetorin e vitit të kaluar pas një kohe të gjatë që luftonte me sëmundjen e leucemisë.

Ai drejtoi Bolognën në periudhën janar 2019-shtator 2022. E shtuna sjell në Serie A duelin Lazio-Bologna, klube me të cilat Mihajlovic krijoi një lidhje të fortë.

Gruaja e tij, Arianna, zbulon se Bologna ka vazhduar të paguajë ish-trajnerin (u shkarkua në shtator 2022) edhe pas vdekjes së tij.

Ata i kanë kaluar pagat e burrit tim edhe pas vdekjes, duke respektuar kontratën deri në fund. Një gjest i jashtëzakonshëm, që më dha njëfarë sigurie në një moment konfuzioni. Askush nuk më ka harruar prej tyre, duke nisur nga presidenti. Klub i veçantë dhe qytet i tillë”.

Related Articles

Back to top button
Close
Close