
Kryetari i Çashkës, Suat Shaqiri, për të dytën ditë që ndan lajm të hidhur.
“O Allah, lehtëso e mos vështirëso.
O Allah, mos na sprovo me sprovë mbi sprovë, e mos na lër pa durim.
Mëngjesi i sotëm përsëri na zgjoi me trishtim dhe dhimbje që nuk mund të përshkruhen as me shkronja e as me fjalë.
Na iku nga jeta edhe një bashkëfshatar, një person me zemër të bardhë dhe njeri i dashur për të gjithë.
Lutjet e mia janë tek Ti, o Allah
Falja Idrisit xhenetin dhe shpërbleje me mëshirën Tënde.
Familjes së tij jepi sabër e forcë”; shkruan Shaqiri.



