Bota
Një aeroplan transportues turk është rrëzuar në Gjeorgji, kanë humbur jetën 20 ushtarë

Një aeroplan transportues ushtarak turk, C-130, që ka fluturuar nga Azerbajxhani drejt Turqisë, është rrëzuar sot në Gjeorgji, duke vrarë të gjithë 20 ushtarët në bord, njoftoi sot qeveria turke.
Avioni C-130 u nis nga Azerbajxhani dhe ishte duke u kthyer në Turqi kur u rrëzua, njoftoi Ministria turke e Mbrojtjes në rrjetin social X.
Video pamjet të transmetuara nga mediat tregojnë aeroplanin duke rënë në spirale, duke lënë gjurmë tymi të bardhë.



