LajmeMaqedoniTopLajm

Suat Shaqiri dhe ambasadori Qehaja promovojnë parkun e lojrave në fshatin Jabollçishtë të Çashkës

Kryetari i komunës së Çashkës, Suat Shaqiri gjatë ditës së sotme ka pritur në Çashkë ambasadorin e Republikës së Kosovës, Florian Qehaja me të cilin së bashku promovuan këndin e lojrave për nxënësit në fshatin Jabollçishtë të kësaj komune i cili është një donacion i ambasadës së Republikës së Kosovës, shkruan Top24

Suat Shaqiri:
✅Edhe fëmijët e Jabollçishtit të Poshtëm tani kanë këndin e tyre të lojërave❤️❤️
✅Sot u realizua një dëshirë e kahershme për fëmijët e Jabollçishtit të Poshtëm.
✅Për herë të parë, ata kanë këndin e tyre të lojërave një hapësirë ku do të rriten më shumë buzëqeshje, lojë dhe gëzim.
✅Me shumë kënaqësi, këtë hapësirë e emërtuam “Parks i Miqve”, në shenjë mirënjohjeje për mbështetjen e Ambasadorit të Kosovës, i cili, me kërkesën time, e mbështeti realizimin e këtij projekti.
✅Besojmë se çdo fëmijë e meriton një vend të sigurt për të luajtur.
✅Prandaj, do të vazhdojmë të punojmë që edhe vendbanimet e tjera ku mungojnë kënde lojërash të pajisen me hapësira të tilla.

Related Articles

Back to top button
Close
Close