LajmeMaqedoniTopLajm

Stoilkovski -VMRO-DPMNE( video): Shtrenjtimi i rrymës do të thotë fatura më të larta për 1.000 denarë në muaj ose 200 euro plus në vjet

Zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski në konferencë për shtypa tha se “rryma shtrenjtohet për 7.5% dhe tani qytetarët nga xhepi i tyre do të paguajnë tenderët që i bën familja Zaev”.

Stoikovski thotë se kreu i KRRE-së pa trup lavdërohet se për llogari prej 1.500 denarë me rritjen e re do të kemi 100 denarë më shumë

Llogaritë e energjisë elektrike nuk janë përqindje e pastër për përllogaritje. Në atë çmim të shtrenjtuar ka edhe TVSH prej 18%. Ju them se rritja e faturës prej 1.500 denarëve do të jetë më e madhe se 100 denarë dhe do të jetë deri në 500 denarë”, tha Stoilkovski.

Sipas tij, nëse merret parasysh se qytetarët paguajnë mesatarisht nga 3.000 denarë në muaj, rritja e çmimin në muaj do të jetë 1.000 denarë.

“Deri në fund të vitit, çdo familje do të duhet të ndajë 12 mijë denarë shtesë apo 200 euro nga buxheti familjar. Lavdëroheshin se kanë kthyer tarifën e lirë, sot e kthejnë shumëfish më shumë”, tha Stoikovski

Related Articles

Back to top button
Close
Close