
Ish zv.kryeministri i Maqedonisë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Zoran Stavreski përsëri është angazhuar në radhët e partisë më të madhe opozitare, informon Zhurnal.
VMRO-DPMNE njoftoi se Stavreski do të jetë pjesë e trupit punuese për ndjekjen e realizimit të projekteve të kryetarëve të komunave që i kanë premtuar para qytetarëve.
“Në trupin punues të udhëhequr nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, do të jenë dhe Zoran Stavreski dhe Oliver Shambevski”, njoftuan nga VMRO-DPMNE.
Stavreski është i njohur edhe si kumbar i Gruevskit, dha dorëeqheje derisa VMRO ishte në pushtet, ndërsa që atëherë deri sot nuk është paraqitur në opinion.
Shambevski gjithashtu ishte deputet i VMRO-DPMNE-së, e më pas ambasador i Maqedonisë në Kinë.//Zhurnal.mk