LajmeRajon

Investimi në Zvërnec, Rama me gazetarët e huaj: E di shumë mirë shijen e gjakut kur protestat ndodhin në mjedis jo të lirë. Kërkojnë anulimin e projektit, por…

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me gazetarë dhe përfaqësues të mediave nga vendet e Bashkimit Europian, ku u pyet për investimin në Zvërnec dhe për protestat në vend.

Pyetje: Sa shqetësuese është për ju që protestat të bëhen më të gjera? Është shqetësim për ju?

Rama: Dëgjoni, pikë së pari. Ky është një vend i lirë. Unë vetë kam qenë pjesëmarrës në protesta dhe e di mirë, e njoh shijen e momentit kur e ke të vështirë të protestosh, di dhe shijen e gjakut kur protesta ndodh në një mjedis jo të lirë. Në këtë bulevard, jo një shekull më parë por vetëm më pak se 20 vite më parë, apo më saktë në vitin 2011, katër protestues u vranë me armë sulmuese. I kishin vënë në shënjestër nga kjo ndërtesë. Për mua, është një epokë ndryshe, është një moment ndryshe në histori, dhe diçka shumë e mirë që njerëzit të protestojnë pa asnjë problem. Edhe pse mund të duket gjëja më e vogël, është një tjetër arritje e kësaj dekade. Një arritje që shqiptarët kanë luftuar për një kohë të gjatë. Kjo është e para.

Për këtë episod morëm masa më të ashpra dhe më të shpejta, roja është arrestuar, drejtori i policisë së Vlorës u shkarkua dhe njësia e policisë që ishte në terren, që nuk veproi për të ndaluar rojën, është vënë nën hetim. Kompanisë së sigurimit i është hequr licenca. Akti i dhunës ndezi ndjenjat, video u bë virale dhe çeli rrugën për më shumë ngritjen e pikëpyetjeve mbi pronën, projektin. Pastaj, befas çështja u bë më e gjerë dhe tashmë prek gjithçka, që është në rregull, por nuk jemi më në dinamikën e protestës së disa njerëzve. Edhe pse kam parë raportime për qindra mijëra vetë, që është tejet qesharake. S’dua të flas për numrat, që për mua janë modestë, por dua të flas për…

Protesta u shndërrua në protestë masive me refrenin “anuloni projektin”, u thashë; po, por më tregoni projektin.

Kjo s’ka të bëjë me mua, Shqipërinë, por me shoqërinë demokratike për të reflektuar se si gjysma të vërteta mund të bëhen gënjeshtra më të mëdha dhe të ndezin mjedisin që është mjedisi në mbarë platformën. Nuk qëndrojmë më te thelbi, por diku gjetkë.

Related Articles

Back to top button
Close
Close