LajmeMaqedoniTopLajm

Ahmeti i ftuar nderi në shënimin e ditëlindjes së mbretit Charles III

Kretari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i shoqëruar nga dy nënkryetarët Bujar Osmani dhe Faton Ahmeti dhe sekretari i përgjithshëm i BDI-së, Arbër Ademi ishin të ftuar nderi në shënimin e ditëlindjes së mbretit Charles III organizuar nga Sh.T.Z. Matthew Lawson, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, shkruan Top24

Me ftesë të Sh.T.Z. Matthew Lawson, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pata kënaqësinë të marr pjesë në pritjen solemne të organizuar me rastin e ditëlindjes së Sh.T.Z. Mbreti Charles III.
Kjo ngjarje shërbeu si një mundësi e veçantë për të theksuar miqësinë e qëndrueshme dhe partneritetin e ngushtë ndërmjet vendeve tona, si dhe për të vlerësuar kontributin e vazhdueshëm të Mbretërisë së Bashkuar në avancimin e proceseve demokratike, zhvillimin institucional dhe perspektivën euroatlantike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Me këtë rast, përcolla urimet e mia më të sinqerta për Sh.T.Z. Mbreti Charles III, duke i dëshiruar shëndet të plotë, mirëqenie dhe suksese të mëtejshme në përmbushjen e përgjegjësive të tij të larta shtetërore.

Related Articles

Back to top button
Close
Close