LajmeMaqedoniTopLajm

Spasovski: Do të vazhdojmë vetingun në MPB

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski pas pranimit të donacioneve nga Ambasada e SHBA-së paralajmëroi se do të vazhdohet me procesin e vetingut në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Ne tashmë kemi realizuar një pjesë të vetingut, si fillim në Agjencinë për Siguri Kombëtare, respektivisht për ish të punësuarit në Drejotinë për Siguri dhe Kundërzbulim, dhe në bazë të këtij vetingu është dorëzuar në qeveri lista e personave që duhet të largohen nga MPB. Ndërsa pjesa e dytë e procesit, që ka të bëj me MPB-në…mua më vjen keq që u ndërpre në periudhën e qeverisë teknike, tash do ta vazhdojmë, së bashku me të gjithë projektet që kanë të bëjnë me përforcimin e profesionalizmit e me të cilat punojmë së bashku me misionin OBSE”, tha mes tjerash Spasovski.

Related Articles

Back to top button
Close
Close