
Një tjetër dështim dramatik për Uruguain. Për të dytin turne radhazi, dy herë kampionët e botës janë eliminuar që në fazën e grupeve të Botërorit, pas një humbjeje minimale 1-0 përballë Spanjës.
Ndeshja nisi e qetë, me La Roja-n që rrezikoi e para që në minutën e dytë me anë të Mikel Oyarzabal.
Megjithatë, momenti që vendosi fatin e takimit erdhi në minutën e 42-të. Pas një pasimi nga ylli Lamine Yamal, Álex Baena goditi drejt portës, por një gafë e pafalshme e portierit veteran Fernando Muslera bëri që topiti t’i shpëtonte nga duart, duke i dhuruar Spanjës avantazhin.
Trajneri i Uruguait, Marcelo Bielsa, nuk tregoi mëshirë pas pjesës së parë dhe la në dhomat e zhveshjes Musleran, duke e zëvendësuar me Sergio Rochet.
Përveç gafës, fati nuk ishte me uruguaianët: ata humbën mesfushorin Manuel Ugarte për shkak të një dëmtimi serioz në pjesën e parë, ndërsa ylli i Real Madrid, Federico Valverde, u zëvendësua gjithashtu përpara se të mbushej një orë lojë.
Në pjesën e dytë, Uruguai tentoi të reagonte me Nicolás de la Cruz, por pa sukses. Në krahun tjetër, zëvendësuesi Ferran Torres humbi një rast të artë për të dyfishuar shifrat, duke goditur shtyllën e sipërme në një përballje një kundër një me portierin.
Frustrimi i Uruguait kulmoi në minutat shtesë, kur Agustín Canobbio u ndëshkua me karton të kuq direkt pas një reagimi nervoz.
Uruguai e mbyll aventurën në vendin e tretë me vetëm dy pikë dhe pa asnjë fitore në grup.
Në fund, Spanja feston kualifikimin në raundin e 32 më të mirave si kryesuese e grupit.
Rezultati:
Uruguai 0-1 Spanjë
Baena 42’
Goli i Baenas (Video)



