
Faza me eliminim direkt e Botërorit 2026 është duke marrë formë, teksa mbeten edhe gjashtë ndeshje për t’u luajtur.
Kundërshtari i Gjermanisë tashmë është konfirmuar dhe do të jetë Paraguai, ndërsa Franca do të përballet me Suedinë. Fituesit e këtyre dy sfidave do të ndeshen me njëri-tjetrin në fazën e 1/8-ave.
Tjetër duel interesant do të jetë ai mes Argjentinës, kampione në fuqi, dhe surprizës debutuese, Kepi i Gjelbër, ndërsa ekipi që kalon do të luajë në një të 1/8-at me fituesin e Australi-Egjipt.
Sfidë e konfirmuar është edhe ajo mes Bregut të Fildishtë dhe Norvegjisë, me fituesin e këtij çifti që do të përballet me fituesin e Brazil-Japoni.
Ndërkohë, ekipet e tjera të kualifikuara si Spanja, Belgjika, Meksika, Zvicra, Kolumbia dhe Senegali ende janë në pritje se me kë do të përballen në raundin tjetër.




