LajmeSport

Sot zyrtarizohet Alan Zhires në stolin e Kosovës?

Pritja disa mujore e zbulimit të emrit të trajnerit për stolin e Kombëtares së Kosovës pritet të përfundojë sonte. Që nga tetori, pozita e përzgjedhësit të Kosovës ka qenë në duart e Pramoz Gila, që drejtoi “Dardanët” në dy takime, ndaj Jordanisë dhe Greqisë.

Sidoqoftë, kjo gjë mund të ndryshojë sot, me Alain ZHires që raportohet se mund të marrë drejtimin e Kosovës. Francezi karrierën si trajner e ka filluar te skuadra e Tulluzit, për të vazhduar më pas te Paris Sen Zhermenit dhe Far Rabat. Më pas ka drejtuar kombëtaret e Gjeorgjisë, Gabonit, Malit, Senegalit dhe Tunizisë.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka konfirmuar se sonte do vendoset rreth pozitës së trajnerit të kombëtarës së Kosovës.

Pra, orët e ardhshme do jenë vendimtare për trajnerin e ri të Kosovës, meqenëse objektivi numër një, Feliks Magat, raportohet se e refuzoi ofertën.

Related Articles

Back to top button
Close
Close