LajmeRajon

Autobusët po shfrytëzohen për të dërguar armë jashtë Kosovës? Zbulohet edhe një rast në Hungari

Një tjetër autobus nga Kosova u ndalua nga autoritet hungareze, ndërsa mediat atje bënë të ditur se brenda një dërgese u gjetën armë dhe një zmadhues i zërit.

Klankosova.tv ka kontaktuar me linjën e autobusit, Meti Comerc, nga ku u bë e ditur se dërgesa kishte ardhur nga një shtetas i Kosovës, 24-vjeçar.

“Janë katër autobusë brenda një jave. Te kompania jonë ka ndodhur kur një 24-vjeçar te Stacioni i Autobusëv në Prishtinë, rreth orës 05:30 e mëngjesit ka pru një dërgesë për me dërgu në Belgjikë, shoferët e kanë pranuar porosinë, kur kanë shku te dogana hungareze, zyrtarët e doganës kanë hasur në armë dhe një zmadhues të muzikës. Me të lajmëruar, rastin e kemi denoncuar në Policinë e Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 korrik, ndërsa 24-vjeçari është arrestuar më 3 korrik”, bëri të ditur menaxheri i kompanisë për Klankosova.tv.

Sipas të njëjtit, shoferët e autobusit nuk janë ndaluar nga autoritetet hungareze, ndërsa autobusi është ndaluar derisa është kryer ekspertiza e nevojshme.

Një rast i njëjtë i ndodhi edhe kompanisë “Pranvera Travel”. Menaxheri i kësaj kompanie, për Klankosova.tv konfirmoi se një rrjet i organizuar është i përfshirë në këto raste.

Klankosova.tv ka dërguar pyetje edhe në Policinë e Kosovës, dhe është në pritje të detajeve më të hollësishme.

Related Articles

Back to top button
Close
Close