MaqedoniTopLajm

Sot mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut

Në 44 komuna dhe në Qytetin e Shkupit sot do të zhvillohet gara për njërin nga dy kandidatët për kryetarë që grumbulluan votat e nevojshme për të garuar në rrethin e dytë të zgjedhjeve. Gara për të parin e komunës, në 34 komuna  ka përfënduar që në rrethin e parë, ndërsa në dy komuna zgjedhjet do të përsëriten, pasi nuk u arrit censusi.

Të premten ka përfënduar fushata zgjedhore, ndërsa filloi heshtja zgjedhore e cila do të zgjasë deri të dielën në orën 19:00 të mbrëmjes, kur edhe do mbyllen kutitë e votimit. Verdikti I qytetarëve do të bëhet I qartë në mesnatën e së dielës.

Nga KSHZ kanë njoftuar se janë angazhuar mbi 400 persona për mbështetje teknike në vendvotime për tejkalim të problemeve me përdorimin e aparateve për shenjat e gishtërinjëve.

Kujtojmë se në rrethin e parë, më 17 tetor, mosfunksionimi i aparateve ka qenë një nga pengesat më të theksuara në rrjedhjen e procesit zgjedhor.

Ndërkaq, në zgjedhjet e të dielës, do të ketë përsëritje në dy vendovitme, në Dibër për kryetarë të komunës dhe anëtarë të Këshillit dhe në Shuto Orizarë për anëtarë të Këshillit. Gjykata administrative e ka anuluar votimin në këto dy vendvotime, pas çka KSHZ-ja mori vendim për rivotim. Në vendvotimin 0543 në Dibër në Listën zgjedhore të regjistruar për votim janë 777 qytetarë me të drejtë votës.

Në vendvotimin 2957/1 në Shuto Orizarë do të rivotohet për anëtarë të këshillit dhe paralelisht do të votohet për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të komunës. Në këtë vendvotim ka 655 votues.

Në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të drejtë vote  kanë 1.353.990 qytetarë në gjithsej 2.481 vendvotime.

Related Articles

Back to top button
Close
Close