Maqedoninë e Veriut e karakterizojnë 28 festa shtetërore, kobëtare dhe fetare. Nga gjithësej 28 festat 11 janë fesra shtetërore që përfshinë të gjithë qytetarët e Mqedonisë së Veriut, 6 festa fetare për besimtarët ortodoks, 3 festa për besimtarët katolik, 1 festë për besimtarët islam, 1 festë kombëtare për shqiptarët, 1 festë kombëtare për serbet, 1 festë kombëtare për romët, 1 festë kombëtare për vllehët. 1 festë kombëtare për evrejt, 1 fetsë kombëtare për boshnjakët dhe një festë kombëtare për turqit, shkruan Top24
Ndryshe në gjithë këto festa që ka ky vend është e pashmangshme të mos thuhet ajo që në vazhdimësi i ka shqetësuar qytetarët që për festa fetare të palës maqedonase të bllokohet i gjithë funksionimi i sistemit shtetëror. Sot edhe pse është festë fetare për besimtarër ortodoks dhe besimtarët e këtij besimi nuk punojnë. Por edhe pse komunitetet tjera ndodhen në vendet e tyre të punës, por institucionet e sistemit janë jashtë funksionit si; Bankat, regjistri qendror, Banka popullore etj. Gjatë ditës së sotme qytetarët mund të kryejn pagesa vetëm brenda për brenda bankës dhe jo në raport me bankat tjera, ndërsa institucionet nuk mund të bëjnë asnjë lëvizje pasi që nuk funksionon Banka Popullore dhe ky rast tregon për pabarazinë mes etniteteve në institucione./Top24



