
Në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës ka nisur takimi mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurit dhe homologut të tij nga Mali i Zi, Dritan Abazoviq.
Por me të nisur takimi, punonjësit e administratës së Qeverisë nuk janë lejuar të hyjnë brenda.
Stafi i sigurisë së Qeverisë për RTV21 thanë se kanë marrë urdhër që të mos lejohen qarkullime derisa të përfundon takimi i Abazoviqit me Kurtin.
Prapa kamerës punonjësit e Qeverisë e quajnë ketë padrejtësi ndaj tyre.
08: 25-Abazoviq mbërrin për takimin me Kurtin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abzoviq.
Kurti dhe Abazoviq fillimisht do të kenë një takim têta-à-têt, pastaj në praninë e dy delegacioneve do të nënshkruajnë marrëveshjen për shërbime ajrore në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.
Pas takimit dy kryeministrat do të mbajnë deklarim për medie.
08: 37-Abazoviq nderohet me “Çelësin e Prishtinës”: Ndihem si në shtëpi
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka pritur mëngjesin e së premtes në takim kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, bashkë me delegacionin e tij.
Me këtë rast kryetari Rama e nderoi me “Çelësin e Prishtinës” kryeministrin malazez.
Shefi i qeverisë malazeze, Dritan Ambazoviq tha se me këtë nderim po ndihet si në shtëpinë e tij.
“Gëzohem personalisht që në një mënyrë simbolike bëhem qytetar i Prishtinës. Me të vërtetë e ndiej veten si në shtëpinë time dhe jam më se i bindur se me kryetarin dhe të tjerët do të punojmë si gjithë rajoni ta ndiejnë veten çdo kush vetën si në shtëpinë e tyre”, tha ai.
Abazoviq po qëndron në Kosovë që nga dje dhe sot pritet të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, me ç’rast do të nënshkruhet Marrëveshja për Shërbime Ajrore ndërmjet dy vendeve.
08: 05-Kurti pret Abazoviqin, pritet nënshkrimi i marrëveshjes për korridorin e qiellit të hapur
Në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, kryeministri malazez Dritan Abazoviq do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.
Në takimin ndërmjet dy kryeministrave, i paraparë për në orën 09:00, Kurti dhe Abazoviq do të nënshkruajnë marrëveshjen bilaterale për korridorin e qiellit të hapur, me të cilin parashihet lejimi i shfrytëzimit të hapësirës ajrore të Malit të Zi nga aeroplanët që fluturojnë nga Aeroporti i Prishtinës.
Pas takimit, kryeministrat Kurti dhe Abazoviq do të kenë deklarim për media.
Para takimit me Kuritn, rreth orës 08:15, Abazoviq dhe delegacioni që e shoqëron, do të pritet nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, nga i cili do të pranojë edhe “Çelësin e Prishtinës”.
Abazoviq ka mbërritur në Prishtinë gjatë së enjtes dhe vizitoi objektet fetare e kulturore, përfshi Xhaminë e Çarshisë në Prishtinë si dhe Katedralen Nënë Tereza.
Kryeministri i Malit të Zi gjithashtu takoi edhe ish-presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Në vijim të vizitës së tij, që pritet të mbyllet nesër, Abazoviq ka paralajmëruar takim edhe me drejtues të partive politike parlamentare. Ai do të takohet me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Po ashtu, Abazoviq do të takojë zëvendëskryeministren e Republikës së Kosovës, Emilija Rexhepi, grupin multietnik në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe ministrat nga komunitetet jo shumicë.
Kryeministri Abazoviq do të takohet me Gjeneralin e KFOR-in Michelle Rastuçia dhe do vizitojë Galerinë Kombëtare të Kosovës i shoqëruar nga Ministri i Kulturës, Sportit dhe Rinisë, Hajrulla Çeku, dhe drejtoreshën e Galerisë Kombëtare, Alisa Gojani.
Abazoviq gjatë vizitës së punës në Kosovë do ta vizitojë Pejën, ku do të takohet me kryetarin e komunës, Gazmend Muhaxheri dhe do ta shoh nga afër zbatimin e projekti të IPA-s, i cili po realizohet ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës.
Abazoviq do të vizitojë Rezidencën Historike të dr. Ibrahim Rugovës dhe do bëj homazh te varri i tij në Prishtinë, si dhe do bëj homazhe te varri i profesorit universitar dhe poetit nga Ulqini, Basri Çapriqit.
Pjesë e agjendës së Abazoviq janë edhe takimet me konsullin e nderit të Malit të Zi në Kosovë, Gazmend Abrashi, dhe me konsullin e nderit të Republikës së Kosovës në Mal të Zi, Shkëlqim Devolli. Gjithashtu, janë paraparë takime me organizata dhe në universitete private.



