LajmeMaqedoni

Pa rrymë nesër disa pjesë të Tetovës dhe fshatrat përreth, ja oraret e ndërprerjeve

Për shkak të punimeve të planifikuara në rrjetin elektrodistributiv, nesër (8 korrik 2026) pa energji elektrike do të mbesin disa pjesë të qytetit të Tetovës dhe disa vendbanime në rajonin e Tetovës.

Sipas njoftimit, ndërprerjet do të realizohen në këto termine:

  • Fshati Bogovinë – nga ora 08:45 deri në 14:30;
  • Tetovë – objektet te “Ekolog” – pa energji nga ora 08:50 deri në 14:15;
  • Tetovë – lagjja Bllok 70 – pa energji elektrike nga ora 08:50 deri në 14:15;
  • Tetovë – rruga “Vonvardarska” dhe objektet afër rrugës për në fshatin Bërvenicë – nga ora 09:00 deri në 14:00;
  • Një pjesë e fshatit Vratnicë – nga ora 09:00 deri në 14:30;
  • Një pjesë e fshatit Çellopek – nga ora 09:00 deri në 14:30;
  • Një pjesë e fshatit Vollkovi – nga ora 09:30 deri në 14:00;
  • Një pjesë e fshatit Pallçisht i Poshtëm – nga ora 09:30 deri në 14:30.

Nga institucionet përgjegjëse u bëhet apel qytetarëve dhe subjekteve juridike që t’i planifikojnë me kohë aktivitetet e tyre dhe t’i marrin parasysh ndërprerjet e paralajmëruara të furnizimit me energji elektrike.

Related Articles

Back to top button
Close
Close