
“Të gjithë kallzuesit e anti-shqiptarizimit e VMRO-së datojnë prej kohës të Gruevskit kur këta ishin partner me VMRO-në. Kurse tash të gjithë kallzuesit e anti-shqiptarizimit që i kemi pesë vite kur janë parnter me SDSM-në dhe prap ka një gjë të përbashkët, kryefjalë është dhe ajo është “BDI”. Ju jeni fajtor për Shkupi 2014, për Mostrën poashtu ju pasi ju keni qenë në pushtet, për Sopotin. Pastaj e përmendni Levicën, pse mos vallë ajo është fajtore që keni dhënë pasaporta për 200 kriminelë dhe për narko-diler? Ju jeni pasi ju keni qenë në Qeveri”, deklaroi deputeti Snopçe



